Një ngjarje e rëndë, me pasojë dy viktima, ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës. Ilo Lluka qëlloi për vdekje 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas u vetëvra me të njëjtën armë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje mbrëmjen e shkuar, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.
NJOFTIMI I POLICISË
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes