Mbrëmjen e djeshme u mbajt në qytetin e Prishtinës finalja e madhe e BBVK. Të shumtë qenë artistët konkurrentë që morën pjesë, ndër to dhe Reperi nga Shqipëra Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.
Artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist.
Plot 103 ditë të izoluar brenda mureve të shtëpisë i monitoruar nga qindra kamera, rreperi na tregoi dhe njohu një tjetër të tij; atë të një djali të brishtë e tejet luftarak, duke i bërë ballë çdo sfide e debati të krijuar nga formati dhe banorët e tjerë.
Në vendin e dytë nërenditje sipas votave të publikut u shpall humoristi i njohur Vedat Bajrami.
Pjesë e këtij formati ishin mbrëmë edhe Noizy, Flori Mumajesi, Sinan Vllasaliu etj
Në finalen e madhe ishin dhe modelja e njohur Juliana, Artani dhe Mbresa të cilët nuk arritën dot ta fitonin. Mes emocionesh e surprizash pa fund, u finalizua me sukses edicioni i parë i reality show-t më të ndjekur BBVK.