fbpx
E martë, 3 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Eurostat: Çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve arsimore me rritjen më të lartë në qershor

Tirana Press by Tirana Press
18/07/24 - 08:05
in Ekonomi
A A
Eurostat: Çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve arsimore me rritjen më të lartë në qershor
10
VIEWS

Matja e inflacionit sipas metodologjisë së Eurostat nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2024 ishte 2,5%. Ky rezultat ishte më i lartë se matjet kombëtare, të cilat për të njëjtin muaj rezultuan 2.1%. Sipas Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve prej 3,8% vërehet në grupin “Shërbimi arsimor”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,7%, “Veshje dhe këpucë” me 3,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,9%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,5%, “Shëndeti” me 2,4%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6%, “Argëtim dhe kulturë” me 0,7%, “Transporti” dhe “Komunikimi” me 0,2% secili.

Në muajin Qershor 2024, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,2%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,5%, pasuar nga “Argëtim dhe kulturë” me 0,4%, “Transporti” me 0,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1% secili.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 0,3%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,2 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1%. Në BE inflacioni mesatar ishte 2.6% në qershor. Nivelin më të lartë të rritjes së çmimeve e kishte Belgjika, Rumania dhe Islanda me mbi 5% dhe nga ana tjetër rritja ishte më ulët në Finlandë, Itali dhe Lituani me më pak se 1%.

Lexo mëShumë

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995. Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Tags: EUROSTATrriten cmimetUshqime

Artikuj të Ndërlidhur

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat
Ekonomi

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

28/08/24 - 12:30
6
Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro
Ekonomi

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

26/08/24 - 08:21
21
Si të sigurohen pensionet në Gjermani?
Ekonomi

Ja kategoria e pensionistëve që do të marrë më shumë para pas tetorit

21/08/24 - 09:30
18
Qeveria “hap thesin”, parashikon fondin 2.2 mld lekë për pensionet, ndryshon rregulli për indeksim
Ekonomi

Eksperti i ekonomisë zbardh skemën, si mund të rriten pensionet me 100 mijë lekë më shumë vetëm me dy mënyra

10/08/24 - 09:31
4
Next Post
“Dumani më përdori”, Alda Nikolli: Ishim në lidhje prej 2 muajsh, ai i vuri 400 mijë € gjobë kunatit tim

“Dumani më përdori”, Alda Nikolli: Ishim në lidhje prej 2 muajsh, ai i vuri 400 mijë € gjobë kunatit tim

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.