Monedha e Euro-s ka prekur një ulje rekord në historikun e këmbimit të saj me 112.63 lekë.
Euro u këmbye gjatë ditës së martë me 112.63 lekë në rënie rekord prej 0.25 pikë krhasuar me fundin e javës së kaluar.
Sipas ekspertëve, faktori kryesor që po zhvlerëson euro është oferta e lartë e monedhës europiane.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursi i këmbimit të euros kundrejt lekut është zhvlerësuar me afërsisht 7%.
Me afrimin e sezonit turistik si dhe ardhjen e shumtë të emigrantëve, duket se perspektivat e kursit të këmbimit anojnë gjithnjë e më shumë drejt zhvlerësimit të monedhës europiane.
Me afrimin e sezonit turistik, perspektivat e kursit të këmbimit duket se anojnë gjithnjë e më shumë drejt një zhvlerësimi të mëtejshëm të monedhës europiane.
Forcimi i lekut po jep një ndikim gjithnjë e më negative për sektorët eksportues të ekonomisë, që i kanë të ardhurat përgjithësisht në lekë, ndërsa shpenzimet në monedhën vendase.
Megjithatë forcimi i monedhës vendase mund të ketë një ndikim negativ në të ardhurat buxhetore, që dominohen nga TVSH-ja dhe sidomos nga ajo e përfituar prej mallrave të importuar.
Gjatë vitit 2022, forcimi i lekut nuk pati një efekt të rëndësishëm negativ në të ardhura, për shkak të ndikimit shumë më të lartë pozitiv nga rritja e çmimeve. Por, me frenimin e rritjes së çmimeve, këtë vit efekti i forcimit të lekut mbi të ardhurat buxhetore mund të jetë më i ndjeshëm.