fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Elon Musk padit OpenAI dhe Sam Altman për keqpërdorim të Inteligjencës Artificiale

Tirana Press by Tirana Press
02/03/24 - 01:51
in Teknologji, Bota
A A
Elon Musk padit OpenAI dhe Sam Altman për keqpërdorim të Inteligjencës Artificiale
10
VIEWS

Elon Musk ka paditur OpenAI, qëndrën e fuqishme të inteligjencës artificiale që ai e ndihmoi të ngrihej dhe me të cilin tani konkurron. Musk pretendon se kompania OpenAI tashmë ka dalë prej misionit të saj fillestar jopërfitues për kërkime AI në të mirë të njerëzimit. Në padinë e ngritur të enjten në Gjykatën e Lartë të San Franciscos ndaj CEO-së së OpenAI, Sam Altman dhe bashkëthemeluesit Greg Brockman, Musk kërkon që gjykata të bllokojë OpenAI të përdorë produktet e saj, siç është gjuha mjaft popullore tashmë “ChatGPT”, për fitime financiare, duke përfshirë partneritetin shumëmilionë dollarësh me Microsoft.

Musk dëshiron një urdhër gjykate që kërkon që OpenAI të ndjekë “praktikën e gjatë të bërit të kërkimeve AI dhe zhvillimeve teknologjike në OpenAI të hapura për publikun” sesa mbajtjen e tyre private. Gjatë vitit të kaluar, Musk e ka kritikuar publikisht Altman dhe kompaninë e tij, ndërkohë që OpenAI u bë start-up më i përfolur në Silicon Valley.

Marsin e kaluar, Musk themeloi një kompani AI të quajtur X.AI, e cila po ndërton modelin e vet AI, duke konkurruar fuqishëm me OpenAI. Musk nuk është i huaj në proceset gjyqësore, duke u ballafaquar me shumë të tilla në të kaluarën. Ai është shprehur edhe më parë, se do të luftojë në procese gjyqësore edhe nëse duket e pamundur për t’i fituar nëse janë të drejta. Ndërkohë një zëdhënës i OpenAI refuzoi të bënte komente lidhur me këtë padi.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

Suksesi i kompanisë OpenAI në ndërtimin e mjeteve AI e ka katapultuar në majën e industrisë së teknologjisë. Por OpenAI është duke u ballafaquar edhe me çështje të tjera ligjore, prej organizatave të ndryshme që pretendojnë se OpenAI i ka përdorur punën e tyre për të përsosur AI pa leje apo pa pagesë. Ligjvënësit në SHBA dhe Evropë po shikojnë marrëdhënien e kompanisë me investitorin e saj më të madh, Microsoft dhe Komisioni i Shkëmbimeve dhe Sigurisë po shqyrton nëse investitorët e kompanisë janë mashtruar.

Nga ana tjetër, Musk njihet për agresivitetin e tij kundër armiqve dhe më herët e ka shprehur ankthin e tij për AI, duke thënë në vitin 2014, se zhvillimi i kompjuterëve super-inteligjentë do të ishte sikur të “yshtje djajtë”.

Një vit më vonë ai ndihmoi në fillimin e OpenAI përkrah Altman dhe Brockman me qëllimin që kërkimet e AI të ishin në shërbim të publikut. Por Musk ka parë edhe rrezikun e zhvillimit të një teknologjie të rrezikshme në duart e koorporatave gjigande si Google apo Microsoft.

Tags: Elon MuskPadi

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!
Bota

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

30/09/24 - 08:37
38
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë
Bota

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë

30/09/24 - 08:36
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Next Post
19-vjeçarja mori përsipër vrasjen e babait në Durrës, policia zbardh të vërtetën e ngjarjes dhe tregon kush është autori

Vrasja e Pëllumb Metës, policia do të kryej dy eksperimente hetimore për të provuar nëse vajza arrin të…

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.