Kantautori ED Sheeran ka fituar një proces gjyqësor që pretendonte se ai përdori pjesë të këngës hit të Marvin Gaye, (Let’s Get It On), në këngën e tij Thinking Out Loud.
Muzikanti britanik u dërgua në gjykatë nga familja e Ed Townsend , tekst shkruesit të këngës së Gaye.
Ata pretenduan se kënga e Sheeran e vitit 2014 , e shkruar me bashkëpunëtoren Amy Wadge, kishte “ngjashmëri të habitshme” dhe “elemente të përbashkëta të hapura” me Let’s Get It On.
Pas një gjyqi në Nju Jork , i cili përfshinte disa performanca të këndimit të drejtpërdrejtë nga Sheeran, anëtarët e jurisë zbuluan se ai nuk kishte shkelur interesat e familjes për të drejtat e autorit dhe se ishte i pa fajshëm.
Kjo vjen vetëm një ditë pasi këngëtari u detyrua të humbasë funeralin e gjyshes së tij për shkak të qëndrimit për gjyqin.
Gjatë seancës gjyqësore juristët dëgjuan verdiktet nga ekspertë të shumtë të industrisë dhe muzikologë, si dhe vetë Sheeran.
Në një moment në dëshminë e tij, muzikanti mori kitarën e tij për të luajtur një interpretim të Thinking Out Loud, për tu shpjeguar gjyqëtrëve procesin e tij të shkrimit të këngëve.
Familja e Townsend ngriti padi kundër Sheeran, kompanisë Warner Music Group dhe botuesit të tij të muzikës Sony Music Publishing, në 2017.
“Të pandehurit kopjuan ‘refrenin’ e Let’s (Get It On) dhe e përsëritën atë vazhdimisht gjatë gjithë këngës Thinking (Out Loud)”, thuhej në akuzën e tyre.
“Si rezultat, ndjekësit janë ngatërruar duke menduar se Thinking (Out Loud) është krijim i pavarur i të pandehurve.”
Ankesa shtoi se sjellja, e cila kishte rezultuar në “të ardhura të paligjshme”, kishte qenë “e ditur dhe e qëllimshme”.
Familja kërkoi një urdhër paraprak dhe të përhershëm kundër çdo regjistrimi, shpërndarjeje ose performancës publike të ardhshme të Thinking Out Loud.
Ky vendim në gjyqin në SHBA nuk është i pazakontë për Sheeran, pasi pason një rast të ngjashëm, por të veçantë për të drejtat e autorit, me të cilin kantautori u përball në Londër vitin e kaluar për hitin e tij të vitit 2017, Shape Of You.
I know ed sheeran cringed so hard hearing that 😭 pic.twitter.com/JiNoTiiy0H
— Hurt CoPain (@SaeedDiCaprio) May 5, 2023