Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një 19-vjeçar ka dhunuar familjarët si dhe ka kërcënuar me thikë nënën e tij.
Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshan.
I riu dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe disa familjarëve të tjerë, e ka kanosur nënën me mjet prerës (thikë), si dhe i ka vjedhur celularin njërit prej familjarëve.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, 2 mjete prerëse (thika) dhe celularin e vjedhur.
Njofton policia:
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në një familje.
Ushtroi dhunë fizike ndaj familjarëve dhe kanosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.