Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar teksa po shihte një ndeshje basketbolli në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
I mituri ēshtë transportuar në spital, por aty ka humbur jetën.
Ka dyshime se 16-vjeçari ka pësuar atak kardiak.
Njoftimi i policisë:
Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.