Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalësit në Durrës, ku një fëmijë 8-vjeçar u përplas nga një automjet tip Audi që drejtohej nga një 18-vjeçar.
Fëmija ka qenë duke rrugë ndërkohë që është përplasur nga 18-vjeçari, i cili sapo kishte marrë patentën.
Për fat të keq 8-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ka humbur jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.