Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi ushtrone dhunë në familje. R.S., banues në Tiranë dhunonte gruan e tij si dhe e kishte mbyllur në banesë atë së bashku me nipërit dhe mbesat duke i kanosur me sëpatë që të mos lajmëronin policinë.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e komisariatit nr. 3 në Tiranë organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë 66-vjeçarin.
Njoftimi:
Brenda 12 orëve të fundit, parandalohet një tjetër ngjarje kriminale në familje, falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të strukturave të DVP Tiranë.
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe mbrëmjen e djeshme, e kishte mbyllur atë në banesë, së bashku me familjarët, duke i kanosur se do t’i vriste, me mjet prerës (sëpatë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte mbyllur në banesë, familjarët e tij (bashkëshorten me nipërit dhe mbesat), në rrugën “Pavarësia”, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 66 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi R. S., mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, në rrugën “Pavarësia”, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e ka mbyllur atë në banesë, së bashku me nipërit dhe mbesat, dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë, që të mos lajmëronin Policinë.
Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyka