Një 13 vjeçare nga Lipjani dyshohet të ketë qenë shënjestër i ngacmimit seksual nga një mësues në shkollën shkollën “Vezir Kolshi” në fshatin Resinoc të kësaj komune.
Mbi rastin nuk ka shumë të dhëna nga policia, përveç se personi i dyshuar po hetohet në gjendje të lirë., pas marrjes në pyetje. Nga organet e hetuesisë, kanë konfirmuar se rasti ka të bëjë me ngacmimin seksual të një 13 vjeçarje në shkollën “Vezir Kolshi”, në fshatin Resinovc të Lipjanit.
Rasti që dyshohet të ketë ndodhur me 5 mars të këtij viti, në polici është kallëzuar nga prindi i vajzës.