MrBeast ylli i YouTube është bërë viral në mbarë botën me videot suportuese, gjithmonë në ndihmë të njerëzve në mbarë botën.
Së fundmi ka ndërmarr një nismë mjaft të dobishme dhe ka gjetur përqafimin në ç’do kënd të globit.
Me anë të videove që ka publikuar ka ndërmarr nismën për t‘ju rikthyer shikimin 1000 individëve në mbarë botën.
Kostoja e lartë ë operacionit ka stepur shumë të verbër duke mos pasur mundësinë financiare të shohin një tjetër botë me ngjyra. Ndonëse është një operacion në pak kohë, merr vetëm 10 min, kostoja e lartë operacionale nuk ka mundut të sjell ndryshime në jetët e tyre.
24- vjeçari emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson në videot e publikuara tregon se ndihma ndaj njerëzve në botë ka qenë dhe mëparë duke e shprehur në mënyra të ndryshme.
Me videon e publikuar datë 29- janar iua dhënë mundësinë të shohin për herë të parë në jetën e tyre pas shumë vitesh.
Por sa shpenzoi ai në të vërtetë për ndihmën ndaj 1000 personave? Kostot e operacioneve ndryshojnë në varësi të vendit ku banonin njerëzit, tek cili kirurg ka shkuar dhe i kanë besuar dritën e syrit, megjithatë supozohet se një kosto mesatare që është nëvojitur për operacionin e një personi nevojitet 5000 dollar. Ndërsa kostoja totale për 1000 operacione mendohet të jetë 5 milion dollar.