Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Kavajë, ku një baba 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. R., 48 vjeç, banues në Golem, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
NJOFTIMI I POLICISE
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.