Prokuroria e qytetit të Durrësit ka kërkuarditën e sotme pezullim nga detyra në shërbim publik dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT.
Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria e Durrësit sqaron se ky vendim është marrë për shkak se këta 9 punonjës akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit”.
Sipas hetimeve rezultoi se në vitin 2013, punonjës të ish-Aluizni-t Durrës kanë legalizuar disa pasuri të ndodhura në komunën Xhafzotaj, pjesë të të cilave ndodhen të ndërtuara mbi pasurinë e cila ka një sipërfaqe 2184 m2 dhe kategorizohet në zërin kadastral “Rrugë” me status juridik “shtet”.
Gjithashtu, punonjës të IMT-së Shijak, me mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal, pasi ata kanë marrë vendime prishjeje të cilat nuk janë ekzekutuar si dhe nuk kanë depozituar kallëzime penale në lidhje me ndërtimet e paligjshme që kanë konstatuar.
A.K. me detyrën e Drejtorit të bordit të ndërmarrjes kanalizmieve, i ka kthyer përgjigje Drejtorisë së Aluizit Durrës, ku informonte se objekti i qyetarit F. H., nuk cenon objektet, sistemin kullues që Bordi i Kullimit Durrës – Krujë ka në inventar.