fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Dumani: Lufta kundër korrupsionit, shqetësim serioz

Tirana Press by Tirana Press
12/04/24 - 09:48
in Aktualitet
A A
Dumani: Lufta kundër korrupsionit, shqetësim serioz
5
VIEWS

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme theksoi se masat kanë ndikim të kufizuar në sektorë të cenueshëm. “Sipas progres raportit, lufta kundër korrupsionit ka përparime, por mbetet një fushë shqetësim serioz. Korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe biznesit, masat parandaluese vijojnë të kenë një ndikim të kufizuar veçanërisht në sektorë të cenueshëm”, tha Altin Dumani.

Gjithashtu, kreu i SPAK ngriti si shqetësim janë ngarkesa e madhe dhe dosjet e mbartura. Por theksoi se po përgatitet një strategji e veçantë dhe se po pritet që projekti i asistencës ndërkombëtare të caktojë një ekspert për uljen e çështjeve të mbartura.

Altin Dumani: “Për vitin 2023 veprimtaria e SPAK ka njohur rritje cilësore, që është vlerësuar edhe nga BE. SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm për nxjerrin e Shqipërisë nga lista gri, një nga arsyet e këtij vendimi është puna e SPAK për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të ardhura nga pastrimi i parave.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Lufta jonë kundër krimit të organizuar ka pësuar rritje cilësore. Gjithashtu për tu theksuar është se këtë vit kemi patur kontakte dhe bashkëpunim me homologët rajonal. Prokuroria e Posaçme i ka dhënë një rëndësi të veçantë luftës kundër pastrimit të produkteve të veprës penale duke ndjekur qasjen e shoqërimit të hetimeve penale edhe me hetimet pasurore.

E kam deklaruar që në SPAK është bërë traditë që krahas hetimit penal, i cili ka synim ngritjen e akuzës dhe dërgimin për gjykim të subjekteve të veprave penale, ne bëjmë edhe një hetim pasuror për evidentimin e pasurive që dyshohet se kanë origjinë kriminale. SPAK ka rritur numrin e çështjen penale të cilat kanë për objekt hetimin e subjekteve të profilit të lartë dhe të mesëm, për korrupsion ose vepra të tjetra që lidhen me detyrën.“.

Sa i takon luftës kundër krimit të organizuar kemi një bashkëpunim të mirë me të gjitha vendet e BE dhe më gjerë, Britaninë dhe vendet e Amerikës Latine e Qëndrore. Sipas progres raportit, lufta kundër korrupsionit ka përparime, por mbetet një fushë shqetësim serioz.

Korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe biznesit, masat parandaluese vijojnë të kenë një ndikim të kufizuar veçanërisht në sektorë të cenueshëm. Shqetësuese për SPAK janë ngarkesa e madhe dhe dosjet e mbartura. SPAK do të përgatisë një strategji të veçantë për këtë aspekt. Në fazën aktuale po pritet që projektit të asistencës ndërkombëtare të caktojë një ekspert për uljen e çështjeve të mbartura.

SPAK është në përgatitje për komunikim me publikun. Brenda vitit kjo strategji komunikimi besoj se do të miratohet.

Tags: Altin DUmaniarrestimSPAK

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Panik për  Elseid Hysajn, i merr flakë makina luksoze dhe mbetet i bllokuar brenda

Panik për  Elseid Hysajn, i merr flakë makina luksoze dhe mbetet i bllokuar brenda

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.