Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik, Greqi pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë 98 528 euro një gruaje.
Sipas mediave greke, 33-vjeçari ka mashtruar gruan duke e bindur t’i japë 98 528 euro për një investim në kriptovaluta.
55-vjeçarja besonte se 33-vjeçari do t’i investonte paratë e saj në kriptovaluta dhe paratë do t’i depozitonte në llogarinë e saj.
Por kur gruaja e kuptoi mashtrimin, e denoncoi shqiptarin dhe ai tani akuzohet për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim.
Dosja përkatëse do t’i kalojë Prokurorisë së Shkallës së Parë Selanik.