Parashikimet meteorologjike në një njoftim të mëhershëm, ishte paralajmëruar ulja e temperaturave, gjë që ka sjell dhe rritjen e intensitetit të borës në qarkun e Dibrës.
Mbrëmjen e djeshme, në zonat malore, 800 metër mbi nivelin e detit është rritur sasia e dëborës duke sjell dhe problematika në qarkullim.
Zonat më të thella, si njësia administrative Lurë, Kala e Dodës, Selisht, Sllovë, ndeshin probleme me lëvizjen e automjeteve.
Edhe në Bulqizë, në fshatrart Tërnovë e Madhe, Ostren dhe Tërbisht raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve si pasojë e rreshjeve të dendura të dëborës mbrëmjen e kaluar.
Burime bëjnë me dije se për banorët problem vijon të mbetet energjia elektrike e cila ka ndërprerje të shpeshta. Ndërkohë OSHEE njofton se këto ndërprerje vijnë si pasojë e ngarkesës në rrjet ku i është shtuar edhe prodhimi maksimal i HEC-eve të vogla.