Një 39-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Kukësit, pasi akuzohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij si dhe ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e mitura. Policia sqaron se Q. D., mbante në banesë edhe 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh.
Njoftimi:
Dyshohet se dhunoi psikologjikisht bashkëshorten dhe se ngacmoi seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura, arrestohet 39-vjeçari. Ky shtetas posedonte në banesë, 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh. Municioni luftarak u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, si dhe me mbështetjen te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. D., 39 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshortën e tij dhe se ka ngacmuar seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura.