fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Detaje nga horrori në Krujë: Burri nuk e dinte që ishte shtatzënë

Tirana Press by Tirana Press
18/03/24 - 09:10
in Kronikë
A A
Nisin kërkimet për trupin e foshnjës/ Çfarë tha para policisë nëna 42-vjeçare që mbyti të sapolindurin
8
VIEWS

Një ngjarje horror ka ndodhur sot në Krujë: Një nënë 42-vjeçare ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të porsalindur.

Policia njofton se 42-vjeçarja e ka lindur foshnjen rreth mëngjesit të ditës së sotme në ambientet e banesës së saj dhe ka ngritur pretendimin se fëmija kishte lindur pa shenja jete. Më pas, ajo e ka futur në qese foshnjen dhe e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, policia nën drejtimin e Prokurorisë ka ndaluar 42-vjeçaren me iniciale L.K., banuese në Tapizë për veprën penale “vrasja e foshnjes”. Pas orësh kërkimi, është gjetur trupi i pajetë foshnjës së porsalindur. Ndërkohë, detaje të tjera kanë në dritë në lidhje me ngjarjen tronditëse.

Lexo mëShumë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

42-vjeçarja, është e martuar dhe nënë e 5 fëmijëve, të gjithë nën 20 vjeç. Fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzënë. Madje edhe bashkëshorti i saj ka deklaruar para uniformave blu se nuk e dinte që gruaja e tij ishte shtatzënë.

Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzënë. Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lumë, por që nuk e mbante mend vendin ku e ka hedhur, por disa orë më vonë ajo ka rrëfyer.

Hetuesit kanë dyshime për vërtetësinë e deklaratës së saj që fëmija ka lindur i vdekur dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes. Nuk dihet shkaku që fshihet pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tags: detajeKrujë

Artikuj të Ndërlidhur

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim
Kronikë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

30/09/24 - 12:01
3
Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!
Kronikë

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

30/09/24 - 08:38
20
Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve
Kronikë

Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve

09/09/24 - 08:58
3
Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe
Kronikë

Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe

30/08/24 - 01:23
11
Next Post
Rama në Bruksel: BE më e ndërgjegjshme për rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor, e trishtë që duhej Putini për ta kujtuar

Thirrje urgjente, Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.