fbpx
E shtunë, 21 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Dëshmia e policit Erion Goxhara: Nuk doja ta vrisja Lorenc Kostën, më kërcënonte me heqje nga puna

Tirana Press by Tirana Press
22/08/24 - 11:32
in Kronikë
A A
Dëshmia e policit Erion Goxhara: Nuk doja ta vrisja Lorenc Kostën, më kërcënonte me heqje nga puna
16
VIEWS

Erion Goxhara ka treguar dinamikën e plotë të ngjarjes, ku plagosi me armën e shërbimit në rrugë inxhinierin e ERE-së, Lorenc Kosta, pasi punonjësi i policisë dyshonte se aikishte një marrëdhënie jashtëmartesore me gruan e tij.

Pak orë pas vetdotëzimit te kolegët e tij Goxhara ka dhënë detaje mbi motivin dhe rrethanat, disa prej të cilave janë parë me dyshim për vërtetësinë e tyre nga hetuesit.

“Kam qenë në lokal duke drekuar me vajzën time, kam parë Lorenc Kostën rastësisht. Kam çuar diku vajzën dhe jam kthyer ku edhe kam qëlluar ndaj tij. Nuk e kam bërë me paramendim, dhe nuk kam pasur për qëllim ta vras. Kam përdorur armën e shërbimit që mbaja me vete”.

Lexo mëShumë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

Goxhara mes të tjerash ka shtuar se është kërcënuar nga Kosta deri në largim nga puna.

“Ai më ngacmonte gjithmonë sa herë që përballeshim dhe më thoshte s’më bën dot gjë mua, sepse unë të heq nga puna. Në përballjen e fundit nuk durova më dhe e qëllova. Nuk kam dashur ta vras, prandaj qëllova poshtë. Pas ngjarjes kam telefonuar tim bir dhe e kam takuar. Ikëm bashkë me taksi për në zonën e Freskut”.

Goxhara tregon se në këtë zonë ishte “përballur me një polic civil, i cili më thirri me emër dhe më tha të qëndroj duke më nxjerrë armën. Unë i thashë më mirë vras veten sesa të dorëzohem dhe jam larguar në drejtim të Dajtit derisa vendosa të vetëdorëzohem”.

Efektivi 46-vjeçar u vetëdorëzua në Policinë e Tiranë pasditen e të mërkurës.

Sipas verifikimeve dhe dëshmive që kanë mbledhur hetuesit, shkak i ngjarjes ka qenë një lidhje jashtëmartesore e bashkëshortes së Goxharës me të plagosurin Lorenc Kosta.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se vetë gruaja ka pranuar lidhjen me Kostën, pasi të dy punojnë së bashku te Enti Rregullator i Energjisë në Tiranë.

Në gjendje të rënduar psikologjike, efektivi Erjon Goxhara qëlloi 6 herë në këmbë me pistoletë 45-vjeçarin Kosta. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar.

Artikuj të Ndërlidhur

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim
Kronikë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

30/09/24 - 12:01
3
Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!
Kronikë

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

30/09/24 - 08:38
20
Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve
Kronikë

Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve

09/09/24 - 08:58
3
Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe
Kronikë

Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe

30/08/24 - 01:23
11
Next Post
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, arrestohet ‘tutorja’ nga Kina. Vajzat aziatike kërcënoheshin me foto intime nëse tërhiqeshin

Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, arrestohet 'tutorja' nga Kina. Vajzat aziatike kërcënoheshin me foto intime nëse tërhiqeshin

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.