fbpx
E enjte, 26 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Debate te Ligjet, Ndreca përplaset me Metanin: Prokurorët nuk zbatojnë vendimet e gjykatave

Tirana Press by Tirana Press
23/05/24 - 12:33
in Aktualitet
A A
Debate te Ligjet, Ndreca përplaset me Metanin: Prokurorët nuk zbatojnë vendimet e gjykatave
4
VIEWS

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve, në lidhje me punën e institucionit që ai drejton, për vitin e kaluar. Deputeti i PS-së Plarent Ndreca tha se shumë prokurorë nuk zbatojnë vendimet finale të gjykatave. Ai tha se nuk kuptohet nga raporti që është përpiluar nga ILD se çfarë pune është bërë për reformimin e sistemit të drejtësisë.  Ndërsa, Metani ka theksuar se ILD nuk është SPAK, duke shtuar se Inspektorati i Lartë i Drejtësisë bën kontrolle dhe vepron me standarde.

Artur Metani: ILD është institucion me transparencë të lartë. Problematike për ILD është mosshqyrtimi i ankesave.

Ndreca: Nuk dimë çfarë kërkesash janë arkivuar, çfarë natyre kanë, çfarë kanë kërkuar këta ankues s’mund të krijojmë një konkluzion të qartë, pas 4 vitesh vijojmë të flasim për pavarësi, rritjen e pavarësisë, rritje kapacitetesh, rritje organizative, jemi akoma në hapin 1, mund të kishte ndodhur në vitin e parë, të dytë. E mirëkuptoj edhe vështirësitë që keni në këtë aspekt, e marr SPAK si etalon, sepse ka edhe ai probleme me burimet njerëzore, por produkti është ai që është, ILD, që garanton të gjithë sistemin e drejtësisë, ne nuk kemi asnjë informacion të saktë se ku jemi dhe çfarë ndodh me problematikat e drejtësisë. Duhet t’i kishte në tavolinë dhe adresim tek këshillat përkatës, unë kam edhe disa komente në lidhje me çfarë drejtoria e monitorimit në Kuvend ka monitorur.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Metani: Këtë shqetësim e kemi përditë në ILD, kishte disa pasaktësi, unë nuk jam SPAK dhe s’do bëhem asnjëherë, ILD përformon me standarde nga këshillat dhe KPA, kontrolli i jashtëm është për gjëra që ligji dhe Kushtetuta i ka parashikuar, ne s’na impresionon që janë çuar më shumë apo më pak hetime, ne shohim standardin.

I pyetur për ndikimet e politikës, kreu i ILD-së, njësoj si kreu i SPAK Altin Dumani, tha se nuk ndjente asnjë shqetësim në këtë drejtim.

“Nuk kam asnjë ndjesi intimidimi nga politika, sepse roli i politikës është që të sjellin shqetësimet e qytetarëve për reformat që kam marrë vet dhe për këtë arsye i kam kërkuar Komisionit të Ligjeve, që marrëdhënia jonë duhet të jetë me permanente, jo të vij 1 herë në vit këtu”, tha kreu i ILD.

Ai shtoi se ILD nuk duhet të shihet si mjet shantazhi për magjistratët dhe për të ky është thelbi i filozofisë së punës së tyre. Gjithashtu, në fjalën e tij të Komisioneve i Ligjeve, Metani tha se Kuvendi duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në konsolidimin e Reformës në Drejtësisë.

Tags: Artur MetaniKomisioni ligjeveKreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Flet gjyshi i 13 vjeçares së ngacmuar seksualisht nga 64 vjeçari: E joshte me patatina!

Flet gjyshi i 13 vjeçares së ngacmuar seksualisht nga 64 vjeçari: E joshte me patatina!

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.