Debati mes Efit dhe Kristit u bë “ molla e sherrit” që ky i fundit të merte kritika nga banorët e tjerë. Kristi u shpreh se nuk kishte si ta merrte me të qeshur veprimin e Efit, pasi nëse ai do kthente pak kokën, veza do i binte në sy.
Ai tha që nëse banorët do thonin që e gjitha ishte një lojë dhe argëtim, ai do e shihte me sy tjetër, por fakti që të gjithë qeshën dhe e kthyen në tallje, e acaroi atë.
Kristi edhe njëherë përsëriti faktin që u përdor bullizim dhe se “qeveria” vetëm ofendon dhe intimidon.
Dea nga ana tjetër u shpreh se edhe banorët, por edhe Kristi e ekzagjeruan situatën. Sipas saj, Kristi e ka ekzagjeruar duke thënë se ai është elita dhe të tjera shprehje si këto.
Ky i fundit shtoi se ai provokon lezetshëm, por asnjëherë nuk kërcënon apo intimidon, siç bëjnë disa të tjerë.