fbpx
E enjte, 26 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Çmimet në jug janë rritur me 25-30%, akomodimi nga 60-600€ nata

Tirana Press by Tirana Press
15/07/24 - 09:35
in Sociale
A A
Çmimet në jug janë rritur me 25-30%, akomodimi nga 60-600€ nata
6
VIEWS

Çmimet në jug të vendit janë më të shtrenjta se asnjëherë.

Vlora, Saranda por dhe zonat përreth tyre kanë rritur çmimet në mënyrë drastike si për strukturat akomoduese ashtu dhe baret e restorantet. Në strukturat akomoduese si shtëpitë me qira ditore, hotelet dhe kampingjet, çmimet janë rritur me 25-30% krahasuar me një vit më parë.

Në qendër të Vlorës nëse vitin e kaluar, mund të gjeje një apartament për 40 euro për natë, këtë vit, tani kjo është e pamundur, pasi në korrik çmimet më të lira variojnë nga 60 euro nata. Ndërkohë që në hotele mund të gjesh dhoma nga 90 deri në 250 euro nata, por kjo varet nga lokacioni i hotelit dhe tipologjia e dhomës.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Zona më e shtrenjtë për akomodim është në Dhërmi, Jal, Himarë, Borsh dhe Qeparo. Në këto zona është pothuajse e pamundur të gjesh akomodime ekonomike si me apartamente me qira ditore por edhe me hotele. Tani që jemi në pikun e sezonit turistik, një apartament me qira ditore në këto zona fillon në minimum 60 euro për natë nëse ndodhet larg bregdetit. Çmimet për apartamentet pranë bregdetit mund të shkojnë deri në 80 -100 euro për natë, ndërsa për opsionet më luksoze mund të arrijnë deri në 250 euro për natë.

Në hotele, çmimet për një natë variojnë nga 250 euro dhe mund të shkojë deri në 600 euro për opsionet më luksoze. Çmimi më i shtrenjtë në jug është për vilat, që arrin dhe mbi një mijë euro në natë por që kanë kapacitet akomodues më të lartë në krahasim me dhomat e hoteleve.

Edhe Saranda ka rritur çmimet për strukturat akomoduese, por në një shkallë më të butë krahasuar me Vlorën. Apartamentet që ndodhen në qendër të qytetit mund të kushtojnë nga 40 euro deri në 280 euro nata, ndërsa ato pranë bregdetit mund të shkojnë deri në 320 euro për natë. Në hotele çmimet e dhomave fillojnë nga 80 euro deri në 300 euro nëse merr një hotel të mirë buzë detit.

Por përveç hoteleve dhe apartamenteve, rritje çmimi kanë pësuar edhe kampingjet që konsiderohen si ekonomike për shumë pushues. Vitin e kaluar, një çadër kampingu mund të gjendej për 10 euro, ndërsa këtë vit ky çmim është rritur në 30 euro për natë.

Tags: 30% rritje600 euro nata akomodmicmimet ne jug rriten

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post
Vritet 39-vjeçari shqiptar në Gjermani

Vritet 39-vjeçari shqiptar në Gjermani

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.