Zayna nga Palestina dhe Haxhi Malasi nga Tepelena janë çifti shqiptaro-palestinez që kanë një histori shumë të veçntë dashurie. Ata kanë treguar se janë njohur vetëm përmes një postimi në SnapChat, edhe vendosëm të martoheshin vetëm për një muaj.
Çifti tashmë janë prindër të një vajze dhe duket se gjithë jeta i tyre ka ndryshuar.
“E pash te kushërira në SnapChat dhe sa e pash i thash do ma dërgosh pak numrin e kësaj. Edhe e pash atje dhe i thash kushërirës, ma jep numrin e telefonit se dua t’i flas. Edhe kushërira më thoshte: ‘Jo nuk ta jap numri se ti do të lozësh dhe nuk do ta marrësh seriozisht. Thash hajt ta ngacmoj një herë, thash të shoh a do na flas a jo.
Unë fillova t’i flisja, por kjo nuk ma varte. Unë i thosha sa e bukur je. Edhe ajo më thoshte, këtë të gjithë njerëzit ma thonë. Unë e bukur jam, por ke ndonjë gjë tjetër për të më thënë”, u shpreh Haxhi.
“Ka shumë njerëz që ma thonë që je e bukur, megjithatë nga bashkëshorti im dua të dëgjoj më shumë gjëra se aq. Mendoj që në të ardhmen, ai më tregoi më shumë gjëra dhe ishte burri më i mirë që kam njohur në jetën time. Edhe në takimin e parë që ne dolëm, ne u hodhëm me parashutë. U ndjeva kaq e gjallë, kaq plot jetë dhe ishte një prej kujtimeve që më ka mbetur ende dhe ditën e sotme. Nuk do ta harroj kurrë në jetën time. Edhe mendoj që zemra ime filloi të rrihte shumë shumë fort për të”, tha Zayna.