fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Çështja Gërdeci – Shtyhet sërish gjyqi për Fatmir Mediun

Tirana Press by Tirana Press
07/06/23 - 03:49
in Aktualitet
A A
Çështja Gërdeci – Shtyhet sërish gjyqi për Fatmir Mediun
4
VIEWS

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatmir Mediut. Shkak mungesa e pretencës së prokurorisë për ish-ministrin e Mbrojtjes sa i takon tragjedisë së Gërdecit, as sot nuk ndodhi një gjë e tillë.

Gjykata shtyu sërish seancën, duke pranuar familjarët e viktimave të tragjedisë si palë në proces. Edhe pse familjarët kanë 3 muaj që e kërkojnë këtë gjë, gjykata vetëm tani e pranoi këtë kërkesë, duke bërë që tani procesi të ndryshojë. Kjo pasi familjarët do të pyeten dhe do të merren parasysh kërkesat e tyre.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mori vendimin për të njoftuar 290 personat e dëmtuar të cilët do të marrin pjesë në seancën e radhës. Ky zhvillim ka dy anë. Nga njëra anë përmes kësaj lëvizje ndoshta gjyqi do të zvarritet. Por nga ana tjetër është një fitore për familjarët, pasi deklaratat dhe qëndrimet e tyre ndoshta do të bindin gjykatën dhe prokurorinë që Fatmir Mediu të mos ja hedhë paq.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Kujtojmë se gjykata kaloi për gjykim që në muajin prill dosjen për Mediun. Para kalimit për gjykim pati shumë zvarritje. Por edhe pasi nisi gjyqi, nuk ka pasur asnjë seancë të plotë. Mediu përdori shumë manovra për t’i shpëtuar ndëshkimit. Avokatët e tij kërkuan gjykim të shkurtuar dhe gjykata e pranoi. Pas kësaj u kërkua pretenca e prokurorisë. Por pretenca ka 3-4 seanca që shtyhet.

Ndërkohë sot Mediu doli me një kërkesë të re, duke mos pranuar gjykim të shkurtuar. Nëse pranohet kërkesa e tij, gjyqi mund të kalojë në hapa normalë dhe do të thotë se do të kemi sërish zvarritje. Po ashtu duket sikur dhe drejtësia nuk është aq e gatshme të japë një vendim një herë emirë për këtë rast.

Fatmir Mediu akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste. Ndërkohë familjarët e viktimave kërkojnë që ai të dënohet për vrasje. Mbetet të shihet tani se çfarë rrjedhe do të marrë gjyqi.

Tags: Fatmir MediuGërdeciGJKKOSPAK

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Lëkundje të forta tërmeti në Rumani 

Lëkundje të forta tërmeti në Rumani 

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.