Pas lëvizjeve të shumta për të ndaluar aplikacionin më të përdorur të momentit në SHBA, CEO i TikTok, Shou Zi Chew, ka folur para ligjvënësve në seancën e organizuar nga Komiteti i Energjisë dhe Tregtisë i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
Chew, CEO i gjigantit të mediave sociale me bazë në Kinë, TikTok, iu përgjigj pyetjeve
Gjatë seancës së organizuar e cila zgjati rreth 5 orë e gjysmë, deputetët republikanë dhe demokratë treguan një qëndrim të ashpër ndaj Chew-it, ndërkohë që CEO donte t’u jepte përgjigje të gjata pyetjeve të deputetëve, por kërkesa e deputetëve për përgjigje të qarta në forma ‘po’ ose ‘jo’ rriti tensionin e seancës.
Ligjvënësit amerikanë ditën e enjte “e bombarduan në pyetje” CEO-n e TikTok në lidhje me influencën e qeverisë kineze në platformë si dhe në lidhje me dëmtimin e shëndetit mendor të fëmijëve për shkak të fuqisë që ky aplikacion ka mbi qytetarët amerikanë.
Chew mohoi vazhdimisht akuzat se aplikacioni shpërndan të dhënat e përdoruesve ose se aplikacioni ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze dhe tregoi se platforma po bën gjithçka që është e mundur për të garantuar sigurinë e 150 milionë përdoruesve amerikanë.