Një 17-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Zenisht në Burrel. Siç bëhet me dije nga policia E.L., 17 vjeç është goditur nga një 14-vjeçar për motive të dobëta.
Policia ka mundur të kap dhe shoqërojë të miturin në komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërsa 17-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 08.40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit, në Komisariat për hetime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.