Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Bulqizë. Një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në momentin që ka qenë duke peshkuar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.