Moderartorja Kiara Tito u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri veç pak kohë më parë, por krejtësisht ndryshe nga ç’ishim mësuar ta shihnim duke u bërë krahë i djathtë i partnerit të saj këngëtarit Luiz Ejlli.
Por së fundmi duket se Luizi po kërkon hapësirën e tij.
Këtë gjë këngëtari e ka thënë gjatë një bisede me banorët e tjerë, ku ishte pranishme edhe Kiara.
“Po të ishte veshur e po të ishte mbajtur mirë qysh në fillim, më kishte pranuar Kiara që në fillim. Me ja aparatuar, me ja bërë të pamundur. Dhe tani zonja e zotërinj vjen momenti i hapësirës. Tani edhe unë kam nevojë për hapësirë”, tha Luizi, që me sigurinë e kishte në sensin e shakasë.