fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Bordi i Transparencës, Konfindustria rendit arsyet – Nuk do të sjellë ulje të çmimeve, situata mund të përkeqësohet

Tirana Press by Tirana Press
08/06/23 - 10:40 - Updated On 11/06/23 - 06:35
in Ekonomi
A A
Bordi i Transparencës, Konfindustria rendit arsyet – Nuk do të sjellë ulje të çmimeve, situata mund të përkeqësohet
8
VIEWS

Pas vendimit të Ministres së Financave për shfuqizimin e Bordit të Transparencës, ka reaguar Konfindustria.

Konfindustria vlerëson se ky vendim, jo vetë që s’do sjellë ulje të çmimeve të karburanteve në treg, por përkundrazi mund të përkeqësohet më tej.

Gjithashtu ka renditur arsyet duke thënë se kjo vjen nga mungesa e konkurencës së lirë në tregun e karburanteve si pasojë e pranisë së oligopoleve dhe marrëveshjeve të tipit kartel.

Lexo mëShumë

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

Konfindustria ka ripërsëritur kërkesën për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve.

Njoftimi i plotë:

Konfindustria, duke marrë shkak nga shfuqizimi i Bordit të Trasparencës vlerëson, se vendimi nuk pritet të sjellë asnjë ulje të cmimeve të karburanteve në treg, përkundrazi mund të përkeqësohet më tej.

Arsyeja e përfundimit të mësipërm është mungesa e konkurencës së lirë në tregun e karburanteve si pasojë e pranisë së oligopoleve dhe marrëveshjeve të tipit kartel.

Mungesë e qartë e standarteve të konkurencës vërehen sidomos në pjesë të caktuara të zinxhirit tregëtar si shërbimet portuale, të depozitimit dhe të tregëtisë me shumicë të karburanteve.

Konfindustria përsërit kërkesën për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve sipas modeleve të ngjashme të sukseshme në Rajon.

Tregu strategjik i karburanteve ka qarkullim vjetor në mbi 11% të PPB me mbi 1.5 miliard $/vit, duke qenë nga më të mëdhenj të ekonomisë shqiptare.

Shqipëria ka çmimet krahësimore të karburanteve nga më të larta në nivel kontinenti dhe më gjerë. P.sh në Maqedoninë e Veriut, ku fuksionon agjensia rregullatore e karburanteve, cmimi i naftës është 124 lekë/litër, ndërkohë që në Shqipëri është 176 lekë/litër d.m.th mbi 15-20 lekë/litër më shtrenjë, marrë parasysh edhe ngarkesën fiskale.

Kostot në tregun shqiptar rriten edhe më shumë nga standartet e dobëta të cilësisë dhe vjedhjet me volumet në pikat e shitjes me pakicë.

Mjaft problematike paraqitet edhe kontrabanda masive e karburanteve në vlera deri në 300 milionë$/vit, shoqëruar edhe deri në thyerje të shpeshtë të embargos me vende si Rusia, Irani, Libia, etj.

Tags: Bordi i TransparencësKarburantKonfindustria

Artikuj të Ndërlidhur

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat
Ekonomi

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

28/08/24 - 12:30
6
Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro
Ekonomi

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

26/08/24 - 08:21
21
Si të sigurohen pensionet në Gjermani?
Ekonomi

Ja kategoria e pensionistëve që do të marrë më shumë para pas tetorit

21/08/24 - 09:30
18
Qeveria “hap thesin”, parashikon fondin 2.2 mld lekë për pensionet, ndryshon rregulli për indeksim
Ekonomi

Eksperti i ekonomisë zbardh skemën, si mund të rriten pensionet me 100 mijë lekë më shumë vetëm me dy mënyra

10/08/24 - 09:31
4
Next Post
Ja 12 emrat e rinj të ambasadorëve shqiptarë, të propozuara nga qeveria

Ja 12 emrat e rinj të ambasadorëve shqiptarë, të propozuara nga qeveria

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.