Mëngjesin e kësaj të premte janë sekuestruar 50 mijë litra naftë në Portin e Durrësit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, nga kontrollet është gjetur një sasi e konsiderueshme arri të zi, në një anije peshkimi.
Përsërtitet fenomeni, pasi në anijen “Geni” për të katërtën herë janë gjetur litra nafte kontrabandë.
Anijet e peshkimit, prej vitesh janë kthyer në protagoniste të kontrabandës së naftës në vend. Ato e marrin me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme, me pretendimin se po furnizohen për nevojat e veta dhe pastaj e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.