Të ashpra kanë qënë debatet në shtëpinë e Vëllait të Madh, ku banorët u jan drejtuar njëri tjetrit me fjalë ofenduese.
I tillë ka qënë dhe debati mes Krist Aliaj dhe Bledi Manes ku ky i fundit e ka akuzuar Aliajn se ka dyshime për seksualitetin e tij.
Kristi e ironizoi duke thënë se me këto ritme ofendimesh, nesër Bledi do thojë që ai është transgjinorë.
Teksa diskutonin mes gjithë banorëve për situatat dhe debatet mes tyre Bledi u shpreh se Kristi flet ato që i ndjenë subkoshienca e tij, pasi ai kurrë nuk e quajti transgjinorë.
Ronaldo ka ndërhyë për të ballafaquar dyshen, pas asaj që Bledi shprehu dhe i’u drejtua këtij të fundit duke i thënë të mos të flasë me nënkuptime të tilla.
Kristi e ka quajtur Bledin hajdut xhepash, që nuk ka burrëri për të çuar deri në fund një bisedë.
Ai shtoi se është i sigurt për seksualitetin që ka, por është Bledi po e përdor atë gjë për të sulmuar.







