Bledi bëri një analizë të bërthamës së “famshme”, e cila ka qenë pikë diskutimi mes banorëve përgjatë kësaj jave.
Ishte Maestro, ai i cili e përmendi i pari idenë e bërthamës. Sipas tij, ai, Luizi, Olta, Kristi dhe Kiara janë bërthama e shtëpisë dhe se këta banorë kanë prirje për të shkuar deri në finalen e madhe.
Sipas Bledit, bërthama ndahet në tre rënditje, në vendin e parë qëndrojnë Luizi dhe Olta, vendi i dytë dhe i tretë është bosh, dhe në vend të katërt qëndron Maestro.
Sa i përket Kristit, Bledi tha se shumë shpejt, ai do bëhet “viktimë” e këtij grupi, ndërsa Kiarën nuk e përmendi fare.