fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

BKH dhe Renea bastisin vilën e deputetit të PS-së, kërkojnë prova për Ramazan Rahjën dhe sende të jashtëligjshme

Tirana Press by Tirana Press
19/01/23 - 02:39 - Updated On 04/02/23 - 12:59
in Aktualitet
A A
BKH dhe Renea bastisin vilën e deputetit të PS-së, kërkojnë prova për Ramazan Rahjën dhe sende të jashtëligjshme
10
VIEWS

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të mbështetur nga reparti special RENEA, kanë bastisur në oret e para të mëngjesit të sotëm, banesën e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Aksioni i befasishëm është zhvilluar ende pa zbardhur dita, në fshatin Zezë të zonës së Niklës.

Ka qenë një vendim i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lëshuar në sekret të plotë, më date 17 janar 2023, pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqesore, i cili ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Gazetari Artan Hoxha, raporton në blogun e tij “Xhungël”se“Objektiv i këtij aksioni, ka qenë gjetja dhe ndalimi i shtetasit Ramazan Rraja, 30 vjeç, banor i njesisë administrative Nikël në zonën e Fushë Krujës. Po ashtu është ushtruar kontroll i banesës së tij në fshatin Zezë, sëbashku me automjetin, të cilin ai ka në perdorim. Qëllimi i kontrollit të banesës dhe automjetit, ishte gjetja apo zbulimi i provave me rëndësi për hetimin që po kryen SPAK”.

Hetuesit e BKH-se, të mbështetur nga grupet e depërtimit të repartit special RENEA, kanë mbyllur në rrethim në orët e para të së enjtes, vilën 3 katëshe në fshatin Nikël. Më pas, në zbatim të vendimit te Gjykatës Speciale, kanë hyrë në ambientet e brendeshme duke ushtruar kontroll të hollësishëm ndaj çdo personi që gjendej aty.

Agjentët e BKH-së, kanë bastisur në menyrë të imtësishme çdo ambient te vilës, për të gjetur materiale apo prova në lidhje me hetimin.

Në vendimin e gjykatës speciale, vila 3 katëshe sëbashku me hapësirën perreth saj, e rrethuar nga një mur i lartë mbrojtës dhe e pajisur me sistem sigurie me kamera, është përcaktuar si objekt në pronësi dhe në perdorim të shtetasit Ramazan Rraja.

Hetuesit e BKH-së, kanë mbetur të befasuar, kur në banesë në vend të personit që kërkonin, kanë gjetur xhaxhain e tij, Rrahman Rraja, deputet i Partisë Socialiste dhe familjen e tij.

Deputeti i PS-së, u ka komunikuar agjentëve të BKH-së, se në banesë gjendet vetëm familja e tij. Ndërsa nipi i tij, Ramazan Rrahja, ka kohë që jeton në kryeqytet. Por ky fakt nuk i ka penguar agjentët e BKH-së të ushtrojnë kontroll në çdo cep të godinës pavarësisht faktit se aty gjendej vetëm deputeti i PS-së dhe familja e tij.

Pas me shumë se dy orësh, agjentët e BKH-së dhe trupat speciale RENEA, kanë përfunduar kontrollin duke u larguar pa gjetur as personin që kërkonin dhe as mjete të kundraligjshme.

Një burim nga SPAK, konfirmoi për “Xhungel” se “aksioni i sotëm i BKH dhe RENEA, është zhvilluar në vijim të hetimit për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut” dhe humbi jetën shoferi i Ndojit, Andi Maloku”.

Ramazan Rraja, për herë të fundit u shpall në kërkim policor pas atentatit të ndodhur në 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Sipas gazetarit Hoxha, në atë kohë, Ramazan Rraha ndodhej jashtë vendit.

Ai u shoqërua nga policia e Fushë Krujës mesditen e 31 tetorit 2022, kur sapo ishte kthyer në Rinas me linjën e Fly Dubai nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rraja dha deklarime në lidhje me hetimin e masakrës se 17 korrikut, në mbikalimin e Fushë Krujës dhe pasi provoi se ditën e ngjarjes, ndodhej jashtë territorit te Shqipërisë, u la i lirë disa orë më vonë.

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Krizë humnitare! Acari “mbërthen” Afganistanin, 70 persona vdesin në një javë

Krizë humnitare! Acari "mbërthen" Afganistanin, 70 persona vdesin në një javë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.