fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Biznesi i preferuar i shqiptarëve, dy arsyet se pse është ulur numri i lokaleve në vend

Tirana Press by Tirana Press
27/02/23 - 08:36
in Ekonomi, Sociale
A A
Biznesi i preferuar i shqiptarëve, dy arsyet se pse është ulur numri i lokaleve në vend
14
VIEWS

Prej vitesh lloji i biznesit më i pëlqyer dhe me numrin më të larte, bare dhe restorante, kohët e fundit po shihet se ky numër sa vjen dhe zbehet.

Pikërisht, pandemia e COVID-19, pllakosi rëndë këtë aktivitet, mungesa fuqisë punëtore, largimi masiv drejtë emigracionit sa vjen dhe po jep efekte negative.

Viti 2020 shënon numrin më të ulët të shpenzimeve në bare e restorante duke kufizuar shpenzimet si rrjedhojë e pandemisë.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Një vit më vonë pas lirimit të masave të pandemisë, edhe ky lloj biznesi filloi përmisimin por në shifra shumë të ulëta.

Sipas INSTAT, qarkullimi vjetor i bareve dhe restoranteve në 2021 ishte 47.2 miliardë lekë, ose rreth 400 milionë euro, që konsumatorët vendas apo dhe turistët e huaj kanë shpenzuar për të konsumuar në bare e restorante. Nga të dhënat rezulton se çdo shqiptar shpenzon rreth 145 euro në vit për të.

Në krahasim me 2020-n, të ardhurat e këtij aktiviteti u rritën me 17%, por ato mbetën 9% më të ulëta sesa para pandemisë. Të dhënat tregojnë se deri në vitin 2019 shpenzimet në bare e restorante ishin rritur me shpejtësi, duke kulmuar në 52 miliardë lekë (430 milionë euro) në 2019-n. (shiko grafikun: Të ardhura gjithsej, Shërbimi ushqimor).

Jo vetëm shpenzimet e qytetarëve për bare e restorante janë ulur. Biznesi i bareve nuk duket më aq tërheqës. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i ndërmarrjeve që veprojnë në akomodimin ushqimor është ulur vazhdimisht që nga viti 2016, kur arriti në gati 19 mijë. (shiko grafikun: Numri i ndërmarrjeve, Shërbimi ushqimor)

Ndërsa një pjesë e kësaj tendence lidhet me hapjen e zinxhirëve të mëdhenj të bareve, nga viti 2019 ka rënë edhe numri i punonjësve. Në 2021-n kishte 14.7 mijë punonjës, që është numri më i ulët që nga viti 2014. (Të punësuar gjithsej, numri mesatar vjetor, Shërbimi ushqimor).

Rënia e biznesit të bareve e restoranteve ka sjellë edhe tkurrje të fitimeve. Norma e fitimit për sektorin e akomodimit ushqimor ishte 13.6% në vitin 2021, nga 25.1% në 2011-n. (shiko grafikun: Norma e fitimit, Shërbimi ushqimor).

Sipas Shoqatës së Bareve e restoranteve rënia e aktivitetit të sektorit ka vijuar dhe në 2022 e fillimin e 2023 dhe është e lidhur me disa faktorë si frenimi i kërkesës për shkak të shtrenjtimit të çmimeve dhe sidomos nivelit të lartë të emigracionit, kryesisht të rinjve.

Sektori vuan dhe për të gjetur fuqinë punëtore dhe së fundmi Shoqata ka deklaruar se kërkohen rreth 15 mijë punonjës.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohoi më herët për Monitor se prej 3 muajsh, për shkak të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore shumë struktura shërbimi po kërkojnë punonjës nga Filipinet.

Për kthimin në normalitet të sektorit shoqata pohon domosdoshmërinë e plotësimit të 15,000 vendeve të lira të punës.

Tags: BareRestorante

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post
Takim i përbashkët qeveritar Shqipëri-Mal i Zi, publikohet agjenda

Sot zhvillohet takimi Shqipëri- Mali i Zi, pritet të nënshkruhen 9 marrëveshje

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.