Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Moglicë të Korçës.
Mësohet se pak minuta më parë u njoftua në sallën operative për një person që ka rënë nga shkëmbi në Qafën e Gjarpërit, në kufi me Skraparin.
Personi që ende nuk dihet identiteti, ka shkuar për të mbledhur çaj dhe është rrëzuar nga shkëmbi.
Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes.