Një fëmijë 8 vjeç ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati dytë i banesës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bathore, mbrëmjen e 23 korrikut, rreth orës 22:30.
I mituri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
‘Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.