Prodhonin dhe tregëtonin karta identiteti të rreme, në prangat e policisë britanike janë vënë një 30-vjeçar shqiptar dhe partnerja e tij rumune. Çifti është dënuar me 5 vjet burg, pasi u shpallën fajtor për prodhimin dhe tregtimin e kartave të identitete të rreme në Britani.
I riu Qerim Deda, 30 vjeç, u dënua me 4 vjet e njëmbëdhjetë muaj për veprat penale të bërjes dhe dhënies së dokumenteve false dhe mbajtje me dashje të dokumenteve false.
Ndërsa, partnerja e tij Alvina Timcisina, 36 vjeçe, nga Rumania u dënua me 2 vjet e 5 muaj për veprat penale të bërjes dhe dhënies së dokumenteve false dhe posedimit të dokumenteve false.
Mediat britanike gjithashtu shkruajnë se çifti ka kryer aktivitetin për katër vite dhe se në llogarinë bankare të Timcisinas u bllokuan dhe u konfiskuan 47,394 paund.