fbpx
E diel, 8 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Besimtarët katolikë pelegrinazh në Kishën e Laçit, kaos në qarkullimin e automjeteve

Tirana Press by Tirana Press
13/06/24 - 12:39
in Sociale
A A
Besimtarët katolikë pelegrinazh në Kishën e Laçit, kaos në qarkullimin e automjeteve
12
VIEWS

Mbrëmja e 12 qershorit shënoi kulmin e pelegrinazhit 13-javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Të ardhur nga qytete të ndryshme, të Shqipërisë, por edhe jashtë saj besimtarët nisën rrugën e pelegrinazhit që prej mëngjesit të së mërkurës, ndërsa të shumtë ishin ata që e kaluan natën brenda dhe përreth kishës.about:blank

Pelegrinazhi i shenjtë i besimtarëve nis në mesin e muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti.

“Lutem për fëmijët që i kam gjithë jashtë shtetit, e për të gjithë njerëzimin me ju lut zotit, të heqin armën, shamatën. Mrekulli? Fëmijë që ka qenë sëmurë dhe e ka shëndosh i lumi Zot”, tha një qytetar.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

“Vijmë nga Rubiku. Lutemi për shëndet, mbarësi harmoni, për të gjithë të mirat e shtëpisë. Vij për të mirën time, të familjes dhe për të gjithë shqiptarët kudo që të jenë. T’ua bëjë Zoti mbarë”.

“Nga Shkodra. Lutemi për të na ndihmuar Zoti. Me i ndihmuar Zoti të gjithë shqiptarët”, u shpreh një tjetër.

“Nga Tirana. 25 vjet që vij”, u shprehen besimtarët për Report Tv. “Luten për shëndet e begati dhe zgjidhje të problemeve që i shqetësojnë thonë pelegrinët”.

Numri i madh i pelegrinëve drejt kishës së Shna Ndout krijoj kaos edhe në lëvizje. Nata e 12-qershorit u shoqërua me bllokim total të qarkullimit, për shumë ore çka krijoj radhe kilometrike automjetesh nga autostrada deri në qytetin e Laçit.about:blank

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan dhjetëra forca policie të cilët u vendosen në pika të ndryshme, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri autoambulanca me personel mjekësor.

Historia e Kishësabout:

 Origjinat dhe Ndërtimi.

Kisha e Shën Ndout është ndërtuar në fillim të shekullit të 14-të nga urdhëri françeskan. Ajo është e dedikuar Shën Ndout të Padovës, një shenjt katolik shumë i dashur dhe i respektuar nga besimtarët.

Rindërtimi dhe Restaurimi

Gjatë shekujve, kisha ka pësuar disa dëmtime dhe restaurime. Në periudhën osmane, kisha pati një rënie të ndjeshme të funksionit të saj, por mbeti gjithmonë një vend i rëndësishëm për komunitetin katolik. Në kohën e komunizmit, kisha u mbyll dhe u dëmtua rëndë, por pas rënies së regjimit komunist, ajo u rindërtua dhe restaurua në vitet 1990.

Pelegrinazhi

Kisha e Shën Ndout është veçanërisht e njohur për pelegrinazhin që organizohet çdo vit më 13 qershor, dita e Shën Ndout. Ky pelegrinazh tërheq mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj, të cilët vijnë për të kërkuar bekime dhe shërim shpirtëror. Pelegrinazhi përfshin meshën, lutjet dhe shumë rituale fetare që kryhen nga besimtarët.

Arkitektura dhe Mjedisi

Kisha është e vendosur në një vend malor me një pamje të mrekullueshme mbi qytetin e Laçit. Arkitektura e saj është e thjeshtë dhe tradicionale, e përzier me elemente të stilit roman. Kisha është e rrethuar nga një mjedis natyror i bukur, që kontribuon në atmosferën e saj të veçantë shpirtërore dhe qetësuese.

Sonte , në natën e Shën Ndout ,me mijëra besimtarë frekuentojnë Kishën e Laçit dhe shumë prej tyre kalojnë gjithë natën tek Kisha e mrekullive.

Tags: ishën e Shna Ndout në LaçKSIHA E lACITPELigrinazhi

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post

Emrat/ Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një person

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.