fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Befasohen astronomët me zbulimin e planetit jashtë sistemit diellor

Tirana Press by Tirana Press
26/02/23 - 10:16
in Shkencë
A A
Befasohen astronomët me zbulimin e planetit jashtë sistemit diellor
12
VIEWS

Astronomët kanë zbuluar një planet jashtëzakonisht të madh që rrotullohet rreth një ylli të vogël, i vendosur rreth 280 vite dritë nga Toka. Madhësia e tij ka bërë që studiuesit ta quajnë atë planeti i ndaluar. Ai u vu re nga studiuesit duke përdorur Satelitin e NASA-s TESS.

Eksoplaneti rrotullohet rreth një ylli të kuq xhuxh, i cili është sa 40% e masës së diellit. Këta yje të zbehtë janë nga më të zakonshmit në univers dhe në vitet e fundit astronomët kanë zbuluar edhe planetë që rrotullohen rreth tyre.

Por astronomët nuk prisnin që yje kaq të vegjël të strehonin planetë gjigantë dhe kjo është pikërisht ajo që ata gjetën kur hodhën një vështrim më të afërt në sistemin e tyre planetar.

Lexo mëShumë

U përplas me Tokën 66 milionë vite më parë, shkencëtarët identifikojnë llojin e asteroidit që zhduku dinosaurët

Shkencëtarët kanë zbuluar një shpellë në Hënë, ja për çfarë mund të shërbejë

“Ylli i quajtur TOI-5205 është pothuajse katër herë më i madh se Jupiteri dhe ai ka arritur të formojë një planet me madhësinë e Jupiterit, gjë që është mjaft befasuese,” tha autori i studimit Shubham Kanodia në një deklaratë.

Astronomët kanë gjetur disa planetë gjigantë me gaz që rrotullohen rreth yjeve më të vjetër xhuxh, por TOI 5205b është gjiganti i parë me gaz që gjendet rreth një ylli xhuxh me masë të vogël.

Studiuesit e krahasuan planetin me një bizele që rrotullohet rreth një limoni. Në sistemin tonë diellor, Jupiteri mund të krahasohet me një bizele që rrotullohet rreth një grejpfruti.

Planeti i ndaluar, zbulimi befasues i astronomëve jashtë sistemit

Zbulimi i sistemit planetar sfidon teoritë mbi formimin e planetit

Yjet formohen nga retë masive të gazit dhe pluhurit në hapësirë. Materiali i mbetur nga formimi i yjeve rrotullohet rreth yllit dhe krijon një disk rrotullues ku lindin planetët.

Studiuesit duan të vëzhgojnë planetin në të ardhmen duke përdorur teleskopin hapësinor James Webb, i cili mund të zbulojë nëse TOI-5205b ka një atmosferë dhe të zbulojë më shumë nga sekretet se si u formua.

“Vëzhgimet po lënë të kuptohet tashmë për praninë e më shumë planetëve të tillë, gjë që sugjeron se TOI-5205 b, – megjithëse padyshim një i jashtëm, – nuk është i vetmi,” shkroi Kanodia në një postim në blog.

Tags: PlanetSistemi Diellor

Artikuj të Ndërlidhur

U përplas me Tokën 66 milionë vite më parë, shkencëtarët identifikojnë llojin e asteroidit që zhduku dinosaurët
Shkencë

U përplas me Tokën 66 milionë vite më parë, shkencëtarët identifikojnë llojin e asteroidit që zhduku dinosaurët

17/08/24 - 10:21
16
Shkencëtarët kanë zbuluar një shpellë në Hënë, ja për çfarë mund të shërbejë
Shkencë

Shkencëtarët kanë zbuluar një shpellë në Hënë, ja për çfarë mund të shërbejë

16/07/24 - 12:26
4
Studimi/ Klima ka ndryshuar kohën, ngrohja globale po rrit gjatësinë e ditës
Shkencë

Studimi/ Klima ka ndryshuar kohën, ngrohja globale po rrit gjatësinë e ditës

16/07/24 - 10:39
42
Shkencëtarët: Bërthama e Tokës është ngadalësuar shumë dhe po lëviz prapa
Shkencë

Shkencëtarët: Bërthama e Tokës është ngadalësuar shumë dhe po lëviz prapa

06/07/24 - 11:35
20
Next Post
Shkëputet ashensori nga kati i dytë në bodrum, lëndohen 6 vajza, dërgohen me urgjencë në spital

Shkëputet ashensori nga kati i dytë në bodrum, lëndohen 6 vajza, dërgohen me urgjencë në spital

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.