fbpx
E mërkurë, 11 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Banka e Shqipërisë: Norma bazë e interesit e paqëndrueshme, rriten pagat dhe punësimi

Tirana Press by Tirana Press
02/02/23 - 09:09 - Updated On 04/02/23 - 12:58
in Ekonomi
A A
Banka e Shqipërisë: Norma bazë e interesit e paqëndrueshme, rriten pagat dhe punësimi
20
VIEWS

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, në vendimin e sotëm ka mbajtur të pa qëndrueshme normën bazike të interest, me 2.75%. Kjo gjë ka ardhur si rrezultat i shifrave positive lidhur me inflacionin, gjë që ka dalë jashtë pritshmërive të bankës qëndrore.

“Informacioni i ri i marrë në analizë ka qenë, përgjithësisht, më i mirë se pritjet tona. Inflacioni shënoi rënie në muajt nëntor e dhjetor, aktiviteti ekonomik vijoi të rritet në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa efekti i normalizimit të qëndrimit të politikës monetare po shfaqet më i plotë në tregjet financiare. Këto tendenca pritet të vazhdojnë edhe gjatë tremujorëve të ardhshëm. Përditësimi i parashikimeve sugjeron se inflacioni do të bjerë gradualisht gjatë vitit 2023 dhe do të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.

Rënia e inflacionit do të pasqyrojë reduktimin e mëtejshëm të inflacionit në tregjet ndërkombëtare dhe pasojat kumulative të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare në vend. Këto pasoja shfaqen në formën e kontrollit të pritjeve të agjentëve të tregut për inflacionin, të mbështetjes së kursit të këmbimit, si dhe të balancimit më të mirë midis kërkesës dhe ofertës agregate në vend,” tha Sejko.

Lexo mëShumë

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

Nga ana tjetër, guvernatori bën të ditur nëse ulet inflacioni deri në 3%, do të shihet e nevojshme normalizimi i politikave monetare më anë të rritjes së normës së interest.

“Këshilli Mbikëqyrës rikonfirmon gjykimin e tij se presionet e larta inflacioniste mbeten rreziku kryesor mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit. Gjithashtu, ai thekson se, bazuar në informacionin aktual, normalizimi i mëtejshëm i qëndrimit të politikës monetare mbetet një masë e nevojshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit të çmimeve. Ky normalizim bëhet edhe më i nevojshëm, në prani të një balance rreziku për inflacionin, e cila qëndron ende në kahun e sipërm. Këshilli Mbikëqyrës thekson se shpejtësia dhe intensiteti i këtij normalizimi ka qenë dhe do të mbetet një proces i udhëhequr nga të dhënat e reja,” u shpreh Guvernatori.

Pergjatë gjysmës së dytë të 2022,sektori i ndërtimit dhe shërbimeve kanë pësuar rritje ndërsa tkurjen më të madhe e pësoi industria e prodhimit buqësor. Rrijte të lartë kërkese përgjatë kësaj periudhe shënojnë ushqimet e shportës të konsumit familjar si dhe investimet privare në banesa, rikonstruksione, e kundërta është pësuar negativisht shkëmbimet e mallrave me jashtë neto duke zvogëluar numrin dhe sasië e transportet.
Në këtë periudhë është vlerësuar positive rritje e numrit të të punësuarve shoqeruar dhe me rritje të pagave. Përkatësisht, punësimi pësoi rritje me 12.3% vetëm në tremujorin e tretë.

Kjo sjell shoqërime positive atë të krijimit të premisave positive e konsistente ndaj rritjes ekonimike në të ardhmen, porn ga ana tjetër kjo vjen si alert për rritje të shpejtë të kostos së prodhimit. Sejko u shpreh me nota positive ndaj ekonomisë në vend teksa shifrat tregojnë rritje e ndërsa stabiliteti financiar do të mbetet nën kontroll.

“Rritja ekonomike e vendit pritet të mbetet në territor pozitiv, e ushqyer nga bilancet e shëndetshme të sektorit privat, nga dinamikat pozitive të tregut të punës, nga reduktimi i pasigurisë dhe nga një ambient financiar ende akomodues. Megjithatë, ritmi i rritjes ekonomike pritet të vijë në ngadalësim të lehtë gjatë vitit 2023 dhe t’i kthehet ritmeve historike të rritjes në afatin e mesëm e të gjatë. Ky trend pasqyron, më së shumti, dinamikat e pritura të kërkesës së huaj dhe veprimin e efekteve bazë,” thuhet në deklaratën e siotme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Artikuj të Ndërlidhur

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat
Ekonomi

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

28/08/24 - 12:30
6
Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro
Ekonomi

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

26/08/24 - 08:21
21
Si të sigurohen pensionet në Gjermani?
Ekonomi

Ja kategoria e pensionistëve që do të marrë më shumë para pas tetorit

21/08/24 - 09:30
18
Qeveria “hap thesin”, parashikon fondin 2.2 mld lekë për pensionet, ndryshon rregulli për indeksim
Ekonomi

Eksperti i ekonomisë zbardh skemën, si mund të rriten pensionet me 100 mijë lekë më shumë vetëm me dy mënyra

10/08/24 - 09:31
4
Next Post
Këto janë 5 gjërat që duhet të bëni çdo mëngjes për zorrë të shëndetshme

Këto janë 5 gjërat që duhet të bëni çdo mëngjes për zorrë të shëndetshme

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.