Një ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:50 gjatë rrugës “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku bëhet fjalë për një autobus të linjës së Institutit në Kamëz.
Fillimisht u raportua se nuk ka pasur persona të lënduar. Pasagjerët që ndodheshin në autobus kanë dalë në kohë dhe nuk pati asnjë të dëmtuar.
Sipas raportimit të policisë nga vendi i ngjarjes, thuhet se autobusi është djegur pjesërisht në pjesën e motorit.
Kujtojmë se kohët e fundit kemi një seri ngjarjesh, ku përfshihen autobusat, urbanë të Tiranës.