Austin Butler, i cili luajti si aktor në rolin e Elvis Presley, ka pranuar se ka dëmtuar kordat e tija vokale pas rolit të tij në film biografik të Baz Luhrman, ‘Elvis’.
Butler tha në një intervistë në “The Graham Norton Show” se për një këngë bëheshin plot 40 regjistrime. Ai pranoi se “Unë ndoshta kam dëmtuar kordat e mia vokale me gjithë atë këndim”.
Duke folur për rolin e tij në serialin e ardhshëm ‘Dune: Part Two’, aktori tha se po mundohej të ‘hiqte’ theksin që i kishte ngelur që nga përfundimi i filmit ‘Elvis’.
“Unë nuk mendoj se tingëlloj ende si ai, por mendoj se duhet sepse e dëgjoj atë gjatë gjithë kohës,” shtoi Butler .
Filmi është pritur mirë nga kritika dhe ka fituar tetë nominime për Oscar.