Pas bërjes publike audio-përgjimin e 21 janarit, si dhe referuar deklaratave të xhaxhait të Aleks Nikës, blutë e kryeqytetit kanë mbërritur menjëherë në banesën e të ndjerit.
Burime bëjnë me dije se Oficeri i Policisë Gjyqësore të Tiranës do të marrë në pyetje babain dhe xhaxhain e Nikës.
Gjithashtu, kujtojmë se xhaxhai I Aleksit ëstë takuar me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, një takim I kërkuar nga familjarët.
Pas takimit deklaroi se Dumanit i ka kërkuar që SPAK të nis hetimet për çështjen e nipit të tij, pasi ata nuk kanë më besim te Prokuroria e Tiranës.
Shkak i rihapjessë hetimeve për 21 Janarin, u bë publikimi i audio-përgjigmit nga gazetari Artan Hoxha, të cilit i është dhënë nga familjarët e të ndjerit, duke e cilësuar si ‘pronë’ të tyre.
Ditën e sotme ndërkohë SPAK ka konfirmuar marrjen e padive nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputeti i PS, Damian Gjiknuri.