Aktori Gent Hazizi ish konkurent i Reality Show Big Brother Vip, i ftuar në një program televiziv ka folur mbi projektet e tij si dhe për finalen e madhe të edicionit të dytë të këtij spektakli.
I pyetur nga moderatorja se: “ Si e sheh martesën e Luizit dhe Kiarës? Pasi shumë po aludojnë se ishte një martesë pa vlerë.
Ti si e shikon, a janë realë ata me njëri tjetrin?
“ Ata e zgjodhën vetë njëri tjetrin, kush jemi ne që ti gjykojmë. Mes tyre kam parë përherë ndjenja të sinqerta, emocione. Luizi e zgjodhi vetë Kiarën për të kaluar jetën, kush jemi ne që të gjykojmë jetën e të tjerëve, ka thënë ndër të tjera Hazizi-”.