Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në Tiranë një efektiv të policisë së Komisariatit numër 4. Ai akuzohet se mori 50 mijë lekë ryshfet nga një person nën hetim për ta lehtësuar në çështjen penale.
Kastriot Palushi, 35-vjeç, me detyrë specialist për hetimin e krimeve, u arrestua nga kolegët e tij në flagrancë, pasi i kishte marrë paratë nga qytetari jashtë shërbimit, teksa ndodhej në makinën e tij private.
Ai i kishte premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar për kanosje.
Pas marrjes në dijeni AMP nisi punën për dokumentimin e ngjarjes. Për ta provuar ekzistencën në krim në lojë u fut dhe agjenti i infilturuar.
Sipas burimeve të siguruara, kallëzimi në të cilën Palushi po kryente abuzimin kishte të bënte një një sherr mes dy personash për të cilën më pas ishin marrë vesh me njëri-tjetrin.
Po ashtu edhe nga njëra palë ishte tërhequr kallëzimi i bërë në komisariat por efektivi kërkonte para për të mos e dërguar në prokurori.
Pasi u arrit komunikimi me të vendtakimi ishte në një ambient lokali në zonën e Surrelit aty ku Kastriot Palushi mori një shumë prej 50 mijë lekësh të reja.
Sapo ka parë efektivët e AMP-së Palushi ka lënë makinë ‘’Honday’’ dhe është larguar në këmbë, por pa shumë rezultat.
Në momentin e arrestimit ai është shprehur se s’ka bërë gjë dhe se nuk ka asnjë lek, por që tjetër rezultoi në makinën e tii ku u gjetën prerjet e parave me numrin e serisë pqr të cilën ishin dokumentuar më herët nga AMP.