Gjatë një kontrolli të bërë policia italiane kap në flagrancë një shtetas shqiptar që voziste me makinë në zonën e Sienës dhe në të u gjetën më tepër se 20 kilogramë kokainë në zonën e Sienës.
Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit kishin vënë në pranga një shqiptar dhe një italian që bashkëpunonin njëri me tjetrin.
Gjithashtu pas një kontolli të mëvonshëm në vilën e tyre gjetën një “laborator droge” ku brenda saj kishte tretës, para të gatshme nga rrjeti i trafikut të drogës, si dhe 200 gramë shtesë kokainë, hashash.
Vazhdon hetimi i tyre nga grupi specialist dhe verifikimi në mënyrë të imtësishme të i materialeve të gjetura. Priten informacione të mëtejshme.