I shpallur në kërkim, 27- vjeçari ka rënë në prangat e policisë Tiranë pas një konflikti me armë me disa persona.
Shtetasi Xh. V., rezulton i dënnuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë së rendit publik”.
Autori është ndaluar dhe arrestuar nga forcat e policisë në rrugën “Babë Rexha”,
Gjykata e Shkallës së Parë ka caktuar masën “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Kujtojmë se në tetor të vitit 2021, Xhulio Vela është konfliktuar me të tjerë persona, pasi i ka kanosur dhe janë konfliktuar për motive të dobëta. Unifrmat blu arritën të arrestojnë 3 persona të përfshirë në konflikt, si dhe sekuestroi një pistoletë.
NJOFTIMI POLICISE
Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
U konfliktua me armë zjarri, me disa shtetas, në tetor 2021, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim.
27-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë së rendit publik”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuan punën dhe në rrugën “Babë Rexha”, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Xh. V., 27 vjeç, banues në Mamurras.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Në tetor të vitit 2021, në rrugën “Frosina Plaku”, shtetasi Xholio Vela është konflikuar me armë zjarri, me disa shtetas, për motive të dobëta. Pas ngjarjes, Policia arrestoi 3 shtetas të përfshirë në këtë konflikt, si dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.