fbpx
E enjte, 26 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Anketa: 39% e punonjësve në Shqipëri ngrenë objekte të rënda, 29% punojnë në mjedise ekstreme

Tirana Press by Tirana Press
09/01/24 - 10:35
in Sociale
A A
Anketa: 39% e punonjësve në Shqipëri ngrenë objekte të rënda, 29% punojnë në mjedise ekstreme
10
VIEWS

Dy në pesë punëtorë shqiptarë ngrenë ose mbajnë sende të rënda, ndërsa një pjesë më e vogël punojnë në mjedise ekstreme, teksa gati gjysma i përdorin duart si “mjetin” kryesor në punë, referojnë gjetjet e anketës europiane për arsimin dhe lidhjet e tij më tregun e punës në vendin tonë që u zhvillua vitin e kaluar.

Sipas rezultateve të anketës, 39% e shqiptarëve të punësuar kanë raportuar se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda, ngarkesa ose njerëz, pa ndihmën e një makinerie në kohën kur u zhvillua në fillim të 2023.

Gjithashtu tre në dhjetë (29%) shqiptarë të anketuar raportojnë se punojnë në një mjedis me nxehtësi ose temperatura shumë të ftohta, kimikate ose pjesë të rrezikshme, afërsisht në linjë me mesataren e BE-së (27%) dhe 5 vende të Ballkanit Perëndimor (WB5) (32%).

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Për më tepër, afër gjysma (46%) e shqiptarëve thonë se përdorin duart për të kapur, për të manipuluar ose për të montuar saktësisht objektet (përjashtuar maus-in e kompjuterit, shtypjen në tastierë ose shkrimin e dorës) afërsisht në përputhje me mesataren e WB5 (51%), por dukshëm më shumë se në EU-27 (38%).

Pjesa e punonjësve që ngre pesha në Shqipëri është më shumë se vlerat mesatare në WB5 (37%) dhe EU27 (34%). Burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%).

Punëtorët më të vjetër kanë gjasa të ngrenë pesha nëse krahasohen me më të rinjtë (48% e atyre të moshës 55- 64 vjeç përkundër 28% të atyre të moshës 25- 34).

Të punësuarit me arsim të nivelit të ulët dhe të mesëm janë më të ekspozuar ndaj ngritjes së peshave (54%) dhe të mesëm (46%), ndërkohë që vetëm 15% e atyre me arsim të lartë deklarojnë se e kanë bërë këtë.

Më shumë se gjysma e punëtorëve në profesionet që lidhen me punë manuale dhe elementare (përkatësisht 53% dhe 50%) pohuan se ngrenë pesha krahasuar me 30% të atyre në profesione gjysmë të kualifikuara dhe 18% të atyre në profesione të kualifikuara.

Ngritja e objekteve dhe ngarkesave është gjithashtu më e zakonshme tek të anketuarit që punojnë në bujqësi ose industri (50%), ndërsa vetëm 36% të atyre që punojnë në shërbime dhe 22% e të anketuarve nga sektori publik, arsimi apo shëndetësia ngrenë objekte gjatë orarit të punës.

Të anketuarit u pyetën nëse si pjesë e punës së tyre kryesore, kanë përdorur ose kanë punuar me makineri të kompjuterizuar muajin e fundit. Rreth një në pesë (21%) shqiptarë thonë se përdorin makineri të kompjuterizuar, krahasuar me gati katër në dhjetë (39%) në BE, dhe tre në dhjetë (28%) në WB5./ MONITOR

Tags: kushte ekstreme punepune e rendeshqiptaret

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post
E rëndë/ Bie nga lartësia ku po punonte, ndërron jetë 53- vjeçari në kryeqytet

Sherr mes çiftit, 18-vjeçarja bën për spital ish të dashurin

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.