Eksperti i bujqësisë Alban Çakalli ka folur sot në një intervistë televizive për protestën e blegtoreve. Ai thotë se ata kërkojnë që të mos ulet çmimi i qumështit, pasi rëndon mbi xhepat e tyre. Sipas tij, blegtorët nuk po marrin përkrahje nga qeveria dhe prandaj 5000 prej tyre kanë shpallur falimentin.
“Ne kemi pasur në vitin 2018, 2.7 milionë krerë të imta ndërsa në vitin 2022 janë deklaruar sipas INSAT 2 milionë krerë. Është rritur konsumi për shkak të turizmit. Çmimi i produkteve të bulmetit nuk është se ka pësuar rënie. Gjitha barra bie mbi blegtorët shqiptarë. Normalisht që fabrikat importojnë nga vendet e tjera. Shumë produkte bulmete në markete shiten si produkte shqiptare por nuk janë shqiptare. Bëhen me vaj palme, qumësht pluhur.
Shesin me emrin e blegtorit shqiptar, ndërsa kur vjen puna për fitime i marrin për vete dhe e shtrydhin blegtorin shqiptar. Nuk duhet që konsumatori shqiptar të gënjehet me emrin e blegtorit shqiptar. Pasi produktet shqiptare janë më të mira. Kemi bagëti të imta. Kemi produkte me vlerë dhe nuk duhet abuzuar me emrin e blegtorëve.
Blegrotë kërkojnë që çmimi i qumështit të mos ulet. Sepse kjo do të ishte një falimentim total i tyre. Janë mbi 5000 blegtorë që kanë shpallur falimentin dhe janë larguar nga territori shqiptar ose kanë gjetur rrugë alternative”, tha ai.